Pasi zbuluan se do të bëheshin prindër, Bardhi ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë Sara Gjordenit

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre, e cila nisi pak muaj më parë në shtëpinë e BBV.

Pas zbuluan se do të bëheshin prindër për herë të parë, Bardhi është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë modeles.

“Nuk kam dashur të jesh vetëm nëna e fëmijëve të mi, por edhe gjyshja e disa nipërve e mbesave, si edhe gruaja ime përjetësisht. Do të martohesh me mua?”, iu drejtua Bardhi dhe më pas iu ul në gjunjë, teksa ishin të ftuar në “Cherry On Top”.

Ndërsa Sara e emocionuar iu përgjigj: “Po, po! Po dridhem e gjitha. O zot do të më bjerë të fikët”.

Më pas Bardhi ngrihet në këmbë dhe shkëmben puthje në skenë me ish-Miss-in.

Çifti zbuluan dy ditë më parë në një postim në rrjetet sociale se së shpejti do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre.

“Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli me i mire se dashuria e forte nuk pyet per asnje lloj sfide! 👶🏼”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark

Latest articles

Related articles