“Më jep 3 milionë lekë që të të lë rehat! Do të vrasim djalin”- Kërcënoi qytetari, pezullohet polici

Një efektiv policie në Berat është pezulluar nga detyra, pasi ka kërcënuar dhe shantazuar një qytetar. Polici u pezullua pas një qytetar deklaroi se i kishte kërkuar para pasi kishte blerë një shtëpi.

“Që kur e bleva shtëpinë polici, Miti Mata më kërkoi 3 milion lekë që të më linin rehat, por unë nuk ja dhashë se unë isha me letra të rregullta, tani nuk më lënë rehat, unë nuk pres dot as një ferrë në oborrin tim, se më thonë do të vrasim , do të presim, do të vrasim djalin”, denoncoi qytetari.

Ndërkohë policia thotë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprime për sqarimin e rrethanave të rastit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat

Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks-Fare”, në Top Channel, ku një qytetar pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar nga një punonjës Policie në Stacionin e Policisë Dimal, ju bëjmë me dije se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë Inspektor Dh.M., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij.

Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprime për sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke i’u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Latest articles

Related articles