I paditur nga Erion Veliaj, gazetari Bledian Koka: Nuk vjen në seancë të japë sqarime

Një pyetje drejtuar biznesmenit Italian Gabriele Tarroni Longinotti për lidhjet Erion Veliajt me Alberto Presezzin për çështjen e inceneratorëve, vijon të mbajë prej një viti dyerve të gjykatave gazetarin Bledian Koka, i paditur për shpifje nga kryebashkiaku i Tiranës, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.

Ndonëse Erion Veliaj nuk paraqitet ne seance për të dhënë sqarime për lidhjet e tij me Alberto Presezzin, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Dorian Matlija, për pushimin e çështjes.

Gjyqtarja Enkeljda Dalipi vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 1 korrik, teksa avokati Dorian Matilija e cilësoi skandaloz këtë vendim.

Gazetari Bledian Koka, akuzoi gjykatën se po zbaton urdhrat e Ali Babës në krye të Bashkisë, sic e cilësoi ai Erion Veliajn. Këtë deklaratë gazetari Koka zgjodhi ta jepte përpara godinës së SPAK-ut, që po heton bashkëpunëtorët e Veliajt në aferën 5D.

Disa muaj më parë, vetë Alberto Presezzi ishte në drejtorinë e aseteve të sekuestruara, e cila ka në administrim, kompaninë e inceneratorit, ndërsa u denoncua nga kreu i PD-së, Sali Berisha, se po tentohet të sillet në Tiranë investimi 100 milionë euro i icneneratorit të Sharrës. Kjo provoi deklaratën e Gabriele Tarroni Longinotti që u transmetua nga gazetari Beldian Koka, se Alberto Presezzi është njeriu kyç që do të sjellë në kryeqytetin shqiptar investimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

Latest articles

Related articles