Rezoluta e paprecedentë e Lulzim Bashës

Rezoluta e KiE e miratuar unanimisht nga asambleja plenare për të konfiskuar aset ruse për rindërtimin e Ukrainës është e paprecedentë.
Miratimi i rezolutës “Basha” hap një derë që kurrë më parë as nuk është menduar që të hapet në botën perëndimore. Është zhdoganimi i idesë që një pale në luftë ti konfiskohet pasuria jashtë vendit (banka, institucione financiare, etj) për ta përdorur në fuksion të rindërtimit të pasluftës.
Shifrat janë në kontekst. Bëhet fjalë për 600 miliardë euro/$ asete ruse që mund të përdoren për të rindërtuar Ukrainën.
Para disa muajsh ka pasur një takim në New York (foto) të Zelensky dhe Ceo të Wall Street pikërisht për këtë perspektivë. Shërbimet inteligjente të vendeve të Europës çfarë skanë bërë që të “ishin” në takim. Sidomos italianët.

Fakti që është përzgjedhur Lulzim Basha për të çuar përpara këtë ide apo rezolutë dëften për besimin e dhënë një politikani nga institucionet ndërkombëtare me fuqi madhore.

Latest articles

Related articles