Kardiologu: Kafeja jep efekt 20 minuta pasi e pi dhe zgjat deri 5 orë në vazhdim

Kardiologu Novruz Çaushaj është shprehur se konsumimi i kafes bën një zgjim më të shpejtë nga gjumi sesa tek ata që nuk e pijnë.

  • Komentet Çaushaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kafja ka aftësinë që të përthithet shumë shpejt nga stomaku, brenda 20 minutave, gjë që bën që efekti i saj të jetë i menjëhershëm.

Ai tha gjithashtu se efekti i kafes qëndron deri në 5 orë, por sipas tij, kulmi i efektit të saj zgjat vetëm një orë.

“Vetë kafeina bllokon AMP ciklike që e quajmë ne, rritja e saj gjumos organizmin, jep atë ndjenjën e lodhjes. Nëpërmjet bllokimit të këtij… Pra kafeina jep efekt të kundërt, sepse bllokon këtë që jep gjendje apatie, gjumi, lodhje.

Nëse nuk e konsumon kafen, do e rizgjosh veten gradualisht gjatë ditës. Kafeja ka një efekt të shpejtë sepse ajo përthithet në stomak brenda 20 minutave. Efekti maksimal i kafes është një orë, por efekti qëndron deri në 5 orë”, tha Çaushaj.

Latest articles

Related articles