Gazetari Artan Hoxha zbardh prapaskenat e daljes nga SPAK të Mamasë së Kryemadhit

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në SPAK, të Fatime Kryemadhit, nënës së deputetes së Partisë së Lirisë, dhe njëherësh bashkëshorte e ish-presidentit Ilir Meta.

Hoxha shprehet se e ëma e Kryemadhit ka qenë shumë e kthjellët dhe e përgatitur për mesazhet që do të përcillte në media, edhe pse ka qëndruar në SPAK për më shumë se 5 orë. Sipas tij, nga hetimi që SPAK ka bërë mbi pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi, ka rezultuar se nga prindërit e Monikës, janë bërë disa pagesa, përfshirë shkollimin e fëmijëve, si dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Hoxha shtoi se nga banesa e nënës së Kryemadhit, BKH ka sekuestruar një aparat celular, i cili do të shërbejë si provë për hetimet që është duke kryer Prokuroria e Posaçme.

Artan Hoxha: BKH shkon në shtëpinë e Fatime Kryemadhit dhe merr një celular. SPAK e ka marrë, zonja Kryemadhi ka vajtur deri në gjykatën e lartë dhe kërkesa e saj është rrëzuar. Ky aparat vijon të jetë në dispozicion të hetimeve të SPAK

Latest articles

Related articles