Ndërsa Rithemelimi e konsideron si fitore marrjen e 2 komisioneve hetimore, analisti Lavdrim Lita marrëveshjen e quan një kurth të kryeministrit Edi Rama.
“Ka pazar. Ka një kurth që i ka ngritur Rama. Në strategjinë ushtarake njihet koncepti i manovrave. Edi Rama bëri një manovër me PD zyrtare për Reformën Zgjedhore e çoi deri në limite. Tani ka hapur një manovër tjetër zgjedhore me Rithemelimin derisa ta çojë në limite. Ndërkohë ai si usta ka nisur punën për të fituar zgjedhjet”, tha Lita