Kapet fermeri shqiptar i kanabisit në Spanjë. Emri

spot_img

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Xeka, 34 vjeç, i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Four”.

Sipas policisë, i riu shqiptar është i dënuar me 4 vjet burgim, si bashkautor i 3 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, të kryera gjatë vitit 2019.

“Në vijim të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me partnerët spanjollë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, nga autoritetet në Shqipëri.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, ka mundësuar finalizimin në Spanjë, të operacionit policor të koduar “Four”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Lutfi Xeka, 34 vjeç”, sqaron policia.

Latest articles

Related articles