Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës ku pak më parë u dëgjuau të shtëna me armë zjarri.
Është zbuluar identiteti i 40-vjeçarit të vrarë në Korçë. Personi quhej Emiljano Pine, ku ende nuk dihen rrethanat e përfshirjes në ngjarje.
40-vjeçari mbeti i vdekur si pasojë e gjuajtjes me armë nga autori i dyshuar, i cili më pas është vetëvrarë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërkohë që priten informacione më të detajuara.