180 raste të dokumentuara dhune të policisë ndaj qytetarëve, qeveria distancohet nga përgjegjësia

spot_img
Advertisements

Një grup juristësh paditën sot në SPAK zinxhirin komandues të policisë së Shtetit dhe antarë të ekzekutivit për reagimet e dhunshme në protestë duke dokumentuar deri në tani mbi 180 raste të tilla. Më vonë qeveria reagoi duke thënë se nuk ka asnjë përgjegjësi për planin operacional për ruajtjen e rendit publik.

Megjithatë një nga taktikat më të shpejta për të zbuluar organizatorët e protestës ka qenë prangosja në masë, zbërthimi i telefonave, infiltrimi në grupet e komunikimit dhe dënimi me “detyrim paraqitje”.
Asnjë institucion nuk ka një informacion të saktë për numrin e ndalimeve, shoqërimeve dhe arrestimeve ditore gjatë 8 ditëve protestë. KM thotë vetëm numrin e personave që janë mjekuar në spital sepse ka regjistra.
Për të mbuluar operacionin kanë nxjerrë sot një copë letër me protokoll për të thënë se sduhet marrë telefonat pa vendim gjykate dhe që efektivët duhet të jenë me nr identifikimi. Metoda të arrestojnë pastaj të bëjmë letrat. Ky vend ka pasur histori të ngjashme në të njëjtin vend, tek ministria e Arsimit, ku është pllaka e 22 personave të pushkatuar për bombën në Ambasadën sovjetike. I qëlluan për vdekje dhe pas një jave i dënuan me gjyq.

spot_img

Latest articles

Related articles