OFERTA E JASHTËZAKONSHME E PRANVERËS: WIZZ AIR NJOFTON ULJEN E ÇMIMEVE PËR SHËRBIMET SHTESË

Një çmim fiks prej 9€ për një shumëllojshmëri produktesh dhe shërbimesh.
E vlefshme edhe për rezervimet ekzistuese!

Shqipëri, 26 shkurt 2024: Bëhuni gati t’i shtoni udhëtimit tuaj një eksperiencë të re me ofertën speciale të pranverës. Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, ka kënaqësinë të njoftojë një ofertë të jashtëzakonshme, që do t’ju habisë të gjithëve. Do të ulen çmimet e shërbimeve dhe produkteve, duke e bërë udhëtimin me çmimin më të përballueshëm se çdo herë tjetër.

Me një afat të kufizuar kohor, pasagjerët mund të përfitojnë nga kjo mundësi për të shijuar shërbimet tona me çmime shumë të ulëta. Nuk ka rëndësi nëse jeni pasagjerë që dëshironi të përmirësoni eksperiencën tuaj, apo një shpirt aventurier që kërkon pak luks gjatë udhëtimit, kjo ofertë speciale është krijuar për ju.

Duke filluar nga sot, të gjithë pasagjerët, – pavarësisht nëse e keni rezervuar tashmë biletën tuaj ose jeni duke bërë një rezervim të ri – mund të shijoni një përvojë të re udhëtimi. Imagjinoni këtë: Bagazhe në bord, WIZZ priority dhe zgjedhja e sediljes suaj, të gjitha me një çmim fiks prej 9-euro secila! Po, është e vertëtë, vetëm 9 euro!

Por nxitoni, kjo ofertë spektakolare është e vlefshme për të gjitha udhëtimet përpara datës 26 mars, 2024. Mos e humbisni këtë mundësi për të shijuar rehatinë dhe komoditetin me një çmim të pakrahasueshëm!

“Ne jemi të emocionuar të ndajmë me ju këtë ofertë pranverore, duke u ofruar të gjithë pasagjerëve tanë mundësinë për të shijuar një përvojë tjetër udhëtimi, pa shpenzuar shumë,” tha Tamara Nikiforova, Menaxhere e Komunikimit të Wizz Air. “Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë pasagjerëve tanë cilësi dhe shërbim të shkëlqyer, dhe kjo ofertë nënvizon dedikimin tonë për t’i bërë fluturimet të përballueshme për të gjithë”.

Përjetoni rehatinë që meritoni me një çmim special. Rezervoni ose modifikoni rezervimin tuaj sot dhe nisni një aventurë të paharrueshme!

  • Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023

Latest articles

Related articles