VIDEO: Debutim me gol në Turqi, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën që në ndeshjen e parë

Arbnor Muja e ka filluar me këmbë të mbarë aventurën e tij në futbollin turk, ku i është bashkuar skuadrës së Samsunspor në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, sot ka lënë shenjë që në ndeshjen e tij të parë me këtë ekip, duke tundur rrjetën në fitoren 2-0 ndaj Antaljaspor.

Muja e nisi ndeshjen e sotme nga stoli për ekipin e tij, duke u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë të takimit, kur regjistrohej minuta e 69-të.

Por para vërshëllimës përfundimtare të sfidës, ishte pikërisht anësori kuqezi ai i cili la shenjë në fatin e takimit, teksa në minutën e parë shtesë tundi rrjetën kundërshtare për të dyfishuar shifrat dhe vulosur fitoren 2-0 të ekipit.

Latest articles

Related articles