Politologu Ilir Kalemaj në ‘MCN Live’ ka komentuar lëvizjen e fundit të bërë një ditë më parë pas seancës plenare që zgjati vetëm pak minuta ku grupi i Gazmend Bardhit iu bashkua Rithemelimit.
Ai tha se qëndrimi i grupit të Lulzim Bashës është mjaft i qartë, ndërsa vajtja e Bardhit te rrugica e Berishës tregon njohjen e tij si lider.
Është pak konfuze situata, kemi sinjale që na vijnë në mënyrë të kithët deri diku. Marrim atë të Amerikës i vetmi takim i rëndësishëm ishte takimi me Escobar të tjerat janë sa për foto të politikanëve. Qëndrimi politik i grupit Basha është i qartë, kërkojnë reformën zgjedhore, listat e hapura, votën e diasporës, këtë kërkon dhe aleatët.
Paradoksi qëndron në faktin se këta 47 deputetë flasin në një logjikë të përbashkët të grupit parlamentar. Pastaj për ta komplikuar gjënë më tepër vjen Bardhi udhëhequr dhe nga turma pro Berishës duke shkuar te rrugica e Berishës por që tregon një domethënie shumë të madhe. Grupi i Bardhit si kryesori në parlament nuk e kanë njohur Berishën si kryetar partie, tani të gjithë bashkë duke shkuar te Berisha që ka votat realisht, deri diku njohën Berishën si kryetarin e saj.
Tani i bie që nuk kanë marrë asnjë mesazh nga SHBA. Çdo vendimmarrje është marrë me forcën e kartonit, përfshirë buxhetin, komisionet hetimore, vendimin për reformën zgjedhore si dhe mocionet me debat me kryeministrin. Këto përjashtimet e deputetëve herë pas here është njësoj si ti pezullosh të drejtën e zgjedhjes



