Fermerët belgë protestë përpara PE, djegin traktorët dhe rrëzojnë statujën historike në Sheshin e Luksemburgut

Fermerët në Bruksël kanë vijuar me protestat edhe ditën e sotme ku janë mbledhur përpara Parlamentit Europian. Protestat e ditës së sotme kanë qenë të dhunshme ku janë djegur traktorët dhe janë hedhur sende të forta në drejtim të Parlamentit.

Protestat e fermerëve nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit por ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre. Sipas informacioneve të fundit, një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit janë kryesisht nga Belgjika.

Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edhe për përleshje me policinë. Ndërkohë, ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve.

Latest articles

Related articles