“Keni marrë lekë” – Gazetari bën për “ujë të ftohtë” Fevziun, Batonin dhe Buzhalën: Turp!

Për herë të parë në histori në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.

Ditën e djeshme të pranishëm gjatë votimit në Kuvend, ishin edhe gazetarët e njohur Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhalën të cilët shoqëroheshin me makina zyrtare.

Ardhja e gazetarëve të njohur në Maqedoninë e Veriut dhe trajtimi i tyre si VIP-a ka ngjallur kritika në mediat e vendit fqinj.

Një kronike e përgatitur për PortalX ka thumbuar gazetarët e njohur nga Prishtina dhe Tirana duke ju thënë se: A ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propaganda?

“Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë, se këtu nuk po i kalon”, ka qenë pyetja e gazetarit Saliu.

Kjo pyetje nga ana e gazetarit ka ofenduar Blendi Fevziun i cili i është kthyer duke thënë si nuk ju vjen turp që e bëni këtë pyetje.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Ju na tregoni a ju ka paguar BDI të vini këtu dhe të bëni propabandë?

Blendi Fevziu: Si mund të bësh pyetje a ke marrë lek? A stë vjen turp?

Gazetari: Pse? Berati se ka problem

Fevziu: Por si mund të bësh pyetje a ke marrë lekë? Është turp ta bësh se je djalë i ri, është turp.

Gazetari: Po në veturë zyrtare po hyn

Fevziu: Në veturë se di ku po hy, por të marrësh lekë është turp ta bësh këtë pyetje se je gazetar i ri. Pyet njëher tjetër pse ke ardhur, a ka ndonjë interes për ty, a ka qenë në evente të tilla

Gazetari: A ka interes për ty?

Fevziu: Patjetër që ka.

Latest articles

Related articles