Tregu industrial në Durrës drejt falimentimit. Reagon PD, Myshketa: 100 familje hidhen në rrugë

spot_img
Advertisements

Rënia e ndjeshme e shitjeve me pakicë në tregun e vogël industrial të qytetit i ka vënë në vështirësi të mëdha ekonomike 100 tregtarët, që ushtrojnë aktivitetin aty. Tregtarët pohojnë se vit pas viti shitjet kanë pësuar rënie të vazhdueshme. Shumë prej tyre po mendojnë t’u bashkohen 30 kolegëve që e kanë mbyllur tashmë aktivitetin tregtar.

Për situatën e krijuar ka reaguar dega e PD Durrës, Joni Myshketa, i cili thotë se “100 familje gati për tu hedhur në rrugë ose për të marrë rrugët e kurbetit si shumë bashkëatdhetarë, qytetar, prind e familjar duke lenë shterp këtë vend te bekuar por të vjedhur deri në palcë”.

Sipas tij, këto janë efektet që I shtohen ne cv kësaj qeverie antikombëtare.
Eksod masiv.
Korrupsion galopant.
Kriminalitet në shkallë të gjerë.
Rroga e pensione në kushtet e lëmoshës.
Shohim një kryeministër që degdiset anembanë botës si lider global, kur në fakt ata që paguajnë taksat me punë të ndershme lihen në mëshirë të fatit, pa asnjë vëmendje.
Nuk janë të gjithë investitorë strategjikë që të përfitojnë troje publike ose private duke ju falur taksa e jo vetëm.
Nuk janë as miq a shokë te ministrave ose kryeministrit që të përfitojnë PPP-ra multimilionëshe në euro.
Janë thjeshtë njerëz të ndershëm që kanë zgjedhur të jetojnë në vendin e tyre me punë, të ushqejnë familjet e tyre e të rrisin fëmijët këtu në token amë, por pikërisht ndershmëria po I penalizon duke I lënë në harresë e duke I detyruar të marrin rrugët gjetiu, ndërsa nga qeveria trumbetohen me të madhe “arritjet” dhe “sukseset” e saja.

spot_img

Latest articles

Related articles