Kryebashkiaku Beci urdhër për shkrirjen e Teatrit Migjeni, reagon PD Flutura Açka

spot_img
Advertisements

Kryetari socialist i bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka urdhëruar shkrirjen e Teatrit Migjeni, duke e përfshirë edhe këtë institucion mes katër drejtorive të bashkisë që do të pësojnë të njejtin fat, një vendim që tashmë ka marrë përmasat e skandalit.

Reagimi i Nënkryetares së PD, Flutura Açka

Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës?

Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie?

T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh.

Të gjithën é bëni jo vetëm për të kontrolluar shqiptarët deri në qelizë, por edhe për ta lënë Shkodrën pa identitet.

Që identiteti i saj të fillojë me ju!

A ka shkodranë më Shkodra? A do ta pranoni ju këtë?

spot_img

Latest articles

Related articles