Nis punën online komisioni i reformës zgjedhore! Alibeal thirrje për listat e hapura, votën e diasporës

spot_img
Advertisements


Ka nisur punimet online Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, i cili u pamundësua të zhvillohej fizikisht për shkak të bllokimit nga deputetët e opozitës, pjesë e Rithemelimit.

Enkelejd Alibeaj i PD i ka bërë thirrje kryeparlamentares, Lindita Nikolla që të garantojë zhvillimin normal të këtij Komisioni.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thërijë ime, siç ishte edhe një javë ë parë, i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoritete, që të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.

Në fjalën hyrëse bashkëkryetari i komisionit në radhët e socialistëve, Damian Gjiknuri, u bëri thirrje deputetëve të opozitës që bllokuan mbledhjen që të reflektojnë dhe t’i bashkohen mbledhjes online.

Gjiknuri shtoi se nuk duhet të paragjykohet një reformë, diskutimet e të cilës nuk kanë nisur ende mes palëve.

  • Advertisement –

“Ju vetë keni qenë dëshmitarë se jemi penguar për të zhvilluar punimet normale të këtij komisioni. Ky komision kërkon gjithëpërfshirje dhe diskutim me shumë aktorë të interesuar dhe ku ka më mirë ne një mbledhje me prezencë fizike dhe komunikim të drejtpërdrejtë, por fatkeqësisht një pjesë e deputetëve të opozitës e kanë bërë të pamundur këtë gjë.

Dua të them një gjë që është dhe mesazhi im, ky komision është gjithëpërfshirës, pasi të gjitha flukset dhe rrymat politike janë të përfaqësuara dhe e kanë të gjithë të drejtën të japin çdo lloj propozimi. Diskutimi ka qenë i hapur, por biem apo nuk biem dakord këtë do ta shohim rrugës, por e rëndësishme është ta fillojmë diskutimin. Nuk mund ta paragjykojmë diçka pa filluar ende. Prandaj i bëj thirrje gjithë kolegëve të na mundësojnë zhvillimin e mbledhjeve fizikisht ose të marrin pjesë online nëse e kanë të pamundur dhe kanë atë qëllimin politik për ta penguar me çdo kusht mbledhjen e komisionit”, tha Gjiknuri.

Gjithashtu Gjiknuri tha se diskutimet do të nisin me një konsultë të gjerë me të gjitha palët e interesuar që duan të marrin pjesë, të cilat i ftoi të parashtrojnë propozimet e tyre.

Ai tha se koha e komisionit deri në mars është e mjaftueshme që përmes punës intensive të realizohen rekomandimet e OSBE-ODHIR.

“Mendoj se do ta fillojmë me një konsultë më të gjerë me të gjitha palët e interesuara që duan të dëgjohen për nxjerrjen e një produktim ku të adresohen rekomandimet e OSBE-Odhir dhe për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Jemi në kohën e duhur për t’i realizuar të gjirtha në kohën që i ka mbetur komisionit deri në mars”, tha Gjiknuri

spot_img

Latest articles

Related articles