Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se qeveria socialiste po përpiqet të krijojë instrumenta për t’i shpëtuar frikës dhe ankthit që i ka kapur nga SPAK-u.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thotë se ishte Partia Socialiste ajo që e dëshiroi, e konceptoi dhe e krijoi SPAK-un, ndaj i sugjeron Bashës “të kthehet nga krahu tjetër dhe të flejë i qetë”, pasi nuk është nevoja që ta marrë në mbrojtje siç bën kohët e fundit.
Mirëpo jo të gjithë e kanë mundësinë të të flënë me pamje nga deti në Lungomare dhe të mos ëndërrojnë SPAK-un.



