“Po mundohemi të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë”- Kreu i SPAK flet nga Shkodra

spot_img
Advertisements

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti “Luigj Gurakuqi”, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ka folur mbi sfidat e SPAK, si edhe përpjekjet për të thyer “mitin e pandëshkueshmërisë”.

Dumani thekson se puna si prokurorë sipas tij është edhe stresuese dhe e lodhshme, por thekson se “është e lodhshme por jo e pamundur”.

“Çdo ditë hetojmë dhe presim vendime fajësie nga gjykatat. Është pune e përditshme, stresuese, e lodhshme por në fund te ditës kur shikon që po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandëshkueshmërisë atëherë ndjehesh mire. Është e lodhshme por jo e pamundur. Kjo është bere fale edhe ndryshimit te metodologjisë se punës ne prokurorinë e posaçme. Disa metoda qe përdoren tani janë përdorur rralle dhe tani përdoren masivisht si mjete te kërkimit te provës dhe kemi ndryshuar edhe filozofinë e kërkimit te provës dhe kemi hequr dore nga ato tradicionalet“, shprehet Dumani.

spot_img

Latest articles

Related articles