LITA: Prokurorët e SPAK kanë moshën e fëmijëve të tij, nuk ka kontrollon mbi dosjen

spot_img
Advertisements


Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.

Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se sjellja agresive dhe akuzat e Berishës ndaj SPAK lidhen me faktin se ai nuk ka kontroll mbi informacionin e plotë të dosjes për të cilën akuzohet.

Sipas tij, seanca e sotme ka qene një seancë nxemje dhe ka pasur vetëm gjeneralitete për dhënien e dëshmisë paraprake nga ana e Berishës.

“Nervozizmi i tij pas daljes nga SPAK mendoj se vjen ngaqë ai nuk ka kontroll mbi informacionin e plotë të dosjes. Kjo e bën që të tregohet agresiv, të bëhet impulsiv, ta akuzojë SPAK për bandë dhe organizatë kriminale, të cilin e ka ngritur vetë me votën e tij dhe kemi arritur në momentin që po sulmon për t’u mbrojtur në këtë pikë. Prokurorët që hetojnë Berishën kanë moshën e fëmijëve të tij, ndaj nuk është aq etike që Berisha të ketë atë sjelljen ndaj tyre”, tha gazetari

spot_img

Latest articles

Related articles