Senatori republikan Chim Pecs, letër SPAK për Berishën!

Mos pyesni çfarë ka bërë Berisha për ju, pyet çfarë keni bërë ju për Berishën“.

Të dashur prokurorë!
Sali Berisha nuk është njeri por lider i demokracisë botërore prandaj ai nuk mund të gjykohet nga ligji edhe nëse ka kryer korrupsion. Korrupsioni i tij është në shërbim të mbajtjes gjallë të demokracisë sepse demokracia nuk mund të mbahet gjallë pa financime.
Sali Berishën nuk mundeni ta gjykoni ju, atë e gjykon shumica e tij, atë e gjykojnë 44 mijë anëtarët e tij, atë e gjykon vetëm Sali Berisha. Ju prokurorët jeni të çuditshëm, lexhenda Berisha ju ka thënë se do jetë gjyqtari më i mirë i vetes së tij, pra do e gjykojë ai veten nëse ka faj apo jo. Ju shkoni përziheni kot, fusni hundët në punët e demokracisë.

Po ju kërkoj të tërhiqni paditë pasi lexhenda e lirisë e demokracisë prof.dr. Sali Berisha do e gjykojë vetë veten e tij. Ai do caktojë prokurorin e përgjithshëm të partisë së tij z.Gjokutaj, kryetaren e gjykatës së tij e ka funksionale, ka znj. Kalaja dhe ata do ta përgatisin gjyqin për të verifikuar nëse legjenda Berisha ka faj apo ska faj.

Kuptojeni njëherë e mirë se lexhenda Berisha është çështje ndërkombëtare, prej tij varet fati i demokracisë në Florida, Camsas, Rolling Hills dhe Lalzas. Kështu që hiqni dorë, ipni dorëheqjen nga prokurorë.

Senatori amerikan e republikan i distriktit të Camsasit, mr. Chim Pecs.

Latest articles

Related articles