Në rresht për një tek Doktoreshë Argita – REDAKSIONALE

Dy vjet e pak pas nisjes së një lëvizje personale, Sali Berisha ka mundur të shndërrojë një forcë politike në jofunksionale ndërsa një pjesëz të saj konvertojë thuajse suksesshëm në një kult personal vetëmohues që trashëgimi po i lë vajzën e tij. Një lëvizje e kuptueshme përderisa e bija deri më sot, bashkë me të shoqen, është ende e pahetuar nga SPAK.

Prandaj nuk qe habi që në ditën e dytë të vitit të 2024 të epokës sonë, një grup prej 30 personash zbritën dhe një herë në rrugicën e tij për të parë bekimin që ai nga ballkoni i shtëpisë i bëri vajzës së tij. Një akt që precedencë ka vetëm bekimin që po i njëjti njeri i bëri krijesës politike të tij që e emëroi në krye të PD në 2013.

Kjo përzgjedhje tërësisht familjare nuk stonon aspak me ndjekësit idhujtarë që Berisha ka pas tij. goditjen që mori në dy protestat e organizuara në rrugicat e Kryesisë së Kuvendit dhe Parlamentit janë tejkaluar. Ai e ka kuptuar që tanimë nuk ka pas vetes as shumicën dhe madje as një pakicë, thjesht ka kaluar në një pozicion të ri. I bindur që ka pas tij një grup të besuar deputetësh dhe përballë deputetë të opozitës që nuk do t’i bëjnë dëm, Berisha ka kaluar në një pozicion guerrilas.

E vetmja gjë që vihej re ishte zhgënjimi i atyre që kishin pritur për të marrë frenat e Partisë Demokratike të Sali Berishës. Ata ishin shumë të zhgënjyer dhe të trishtuar. Janë deputetë të zhgënjyer plotësisht që kanë sakrifikuar fytyrën dhe emrin e tyre për të përfunduar tanimë në rreshtin e Doktoreshë Argita Berishës. E gjitha kjo sikur mos mjaftonte tragjedia e degradimit të heroizimit të tyre kur shpallën armike Guvernatoren Kim apo kur na shkallët e Stadiumit Air Albania me një ekran qindra mijëra euro pas shpine i kërkohej presidentit Biden të hiqte dorë nga ndërhyrja në zgjedhjet e PD.

Këto ngrefosje si bishtat e një palloi po konsiderohen sot si një lajthitje e vogël, ku gjithsecili nga aktorët që ka recituar pjesën e tij të komedisë me Foltore po përpiqet t’i fshehë. Mirëpo, nuk kanë bërë llogarinë me dy faktorë të rëndësishëm; së pari me botën digjitale që ruan çdo hap të tyrin dhe së dyti me botën e familjes dhe klanit Berisha. Me të parën do të kenë kohë të merren kur çmenduria e kultit Berisha të ftohet. Kurse me të dytën do angazhohen shumë shpejt tani që në rresht për një do të marrim mesazhet nga Doktoreshë Argita për detyrat që u jep profeti i tyre Sali.

Dhe kështu kulti i ngritur do të vijojë të kthehet në një sekt agresiv sa herë që dështimet e liderit perëndi që adhurojnë do të dështojë. Sa më i lartë dështimi aq më e fortë lidhja me idhullin e tyre dhe mediumin e tij. ky është fati i atyre që adhurojnë profetët e rremë, manipulatorët kronikë që të kujtojnë më shumë shën Eleonorën që kësaj radhe i ka lënë pasues bijën e tij.

Latest articles

Related articles