Unë Agron Shehajn nuk e njoh për hajdut, por Ulsi Manjën…

nga Anta Muçaku

“Ky shtet do duhet të merret seriozisht me ty”!- I tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deputetit Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit duke iu referuar bizneseve të tij.

Unë Agronin nuk e njoh për hajdut, ndërsa për Manjën, di që u bë ministër duke vjedhur votat e shqiptarëve dhe duke i premtuar policëve ngritje në detyrë. Përgjimet e tij te “Bild” na damkosën e njollosën para syve të gjithë botës.
“Ne themi të shkosh për ma lart mer burrë. Ne bëjmë llafe të vish për ma nolt, për nai gjo ma të madhe, se mu m’duken gjona të vogla ato o miku im…”
E pasi e promovoi “ma nalt” në detyrë “mikun e tij”, Manja u shpërblye edhe vetë duke u bërë ministër Drejtësie.
Ndaj, Ulsiut mund t’i duken krejt “gjona të vogla” lirimet e të dënuarve për korrupsion.
“Gjona të vogla” i duken dhe presionet nga kostumi i ministrit të Drejtësisë, pasi ishte i qartë në mesazhin e tij: Kush i vihet kundër, ka shtetin nga pas!

Latest articles

Related articles