Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë lëkundje tërmeti në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër në Konispol.
Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë poashtu në Korçë dhe Sarandë, me magnitudë më të vogël.
Tërmet me magnitudë 4.1 ballë në Konispol.
Gjithashtu gjatë mesnatës lëkundje tërmeti janë ndjerë në Kukës. Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në Vlahen të Kukësit



