Viti 2023 ishte vit i Vetting-ut, demokracisë ligjore, Bashës dhe PD-së

spot_img
Advertisements

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në këto 30 vite tranzicion në Shqipëri drejtësia, demokracia, shteti ligjor dhe progresi, zhvillimi e integrimi ishin bllokuar dhe ishin marrë peng nga korrupsioni, krimi, hajdutëria dhe nga drejtësia politike e kriminalizuar . Vetting-u në drejtësi po çmonton korrupsionin politiko-juridik, po çmonton korrupsionin nga sistemi, po dekriminalizon shtetin, drejtësinë dhe politikën. Vetting-u në drejtësi faktikisht po skanon dhe po i bën Vetting-un edhe politikës, pasi politika dhe politikanët shqiptarë kanë pasur statusin e papërgjegjshmërisë dhe të mosllogaridhënies para ligjit; politika dhe shtetarët shqiptarë kanë pasur statusin e lirisë për të bërë padrejtësi, korrupsion,zullume e mëkate sepse i mbronte partia, politika dhe drejtësia politike, korruptive dhe e kriminalizuar.

Pra Vetting-u po sjell ndryshimin, dhe pashmangshmërisht si politikë do vijë në pushtet ajo politikë e cila do ndahet nga e shkuara, nga fantazmat e së shkuarës komuniste dhe nga krimi e korrupsioni i tranzicionit. Në pushtet dhe e ardhmja i përket asaj politike e cila është në sinkron me politikën amerikane të luftës kundër korrupsionit dhe për demokracinë ligjore.

E ardhmja i përket asaj politike që mbështet Vetting-un .Dhe kjo politikë është Partia Demokratike dhe Lulzim Basha. Është hipokrizi ajo se çfarë ka ekspozuar rithemelimi apo foltorja në lidhje me Vetting-un dhe SPAK-un. Të gjithë deputetët u detyruan të votonin për Reformën në Drejtësi , pra edhe këta të Foltores.

Ky grup deputetësh pas shpalljes së ishkryetarit të PD-së, Berishës, si person non grata për korrupsion, cuditërisht edhe pse ata kishin votuar pro Vetting-ut , praktikisht por edhe hapur vepruan dhe u sollën kundër tij dhe madje edhe protestojnë kundër SPAK-ut, kundër Vetting-ut në drejtësi dhe kundër SHBA-ve

Viti 2023 shënoi si më pozitiv dhe si më të rëndësishëm faktin se ky vit ishte si Viti i Vetting-ut në Drejtësi, si viti ku për herë të parë në Shqipëri drejtësia foli sipas ligjit dhe të drejtës, Vit i cili shënoi bindshëm edhe fillimin e ndarjes së Shqipërisë me tranzicionin traumatik 30 vjecar. Kjo pasi SPAK-u ka bërë të mundur akuza, arrestime, dënime dhe hetime për njerëz të pushtetshëm si deputetë, ministra, ish-zëvendëskryeministra, drejtorë e kryebashkiakë të pozitës, të qeverisë aktuale socialiste me Kryeministër Edi Rama. Reforma në Drejtësi dhe SPAK ka pastruar sistemin e drejtësisë pasi ka dëbuar nga sistemi dhjetra e qindra gjyqtarë e prokurorë të korruptuar dhe tani po hetohet dhe është në arrest shtëpie ishkryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për të njejtat akuza për të cilat SHBA dhe Britania e Madhe e sanksionuan para dy vitesh.Viti 2023 vertetoi faktin se sa të drejtë kishte Basha kur ai e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, veprim ky në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë. Koha vertetoi se sa të drejtë kishte Basha kur ai i shpalli luftë gjithë politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës” Berisha-Rama-Meta. Koha vertetoi se Lulzim Basha ishte me demokracine , me SHBA-te, pra ishte në anën e duhur të demokracisë dhe të interesit të demokratëve, të Partisë Demokratike, të shtetit ligjor dhe të Shqipërisë, i cili ka edhe mbeshtetjen e fuqishme nga SHBA-të. Të gjitha zhvillimet në vitin 2023 kryesisht me Vetting-un dhe të atyre në PD vertetuan saktësisht atë se cfarë unë kisha patalajmëriuar para një viti, me 30 dhjetor 2022 në shkrimin tim me titull:

“Viti 2023-viti i Vetting-ut, PD-së dhe i reformatorit Basha”

Viti 2023 do jetë viti i ndryshimit, i Vetting-ut dhe i reformatorit Lulzim Basha si viti për të vërtetën, për të duhurën, për demokracinë që janë vizioni i tij drejt të ardhmes dhe për t’u ndarë me të shkuarën dhe nga fantazmat e saj. Për këtë tani janë sqaruar e bindur edhe skeptikët, edhe të painformuarit, edhe të mashtruarit nga politika e vjeter e tranzicionit.

Duke parë rrjedhën e ngjarjeve dhe zhvillimeve të realiteteve politike, publike, juridike, ekonomike dhe shtetërore në Shqipëri gjatë vitt 2022 ku gjërat u përkeqësuam dhe nuk kanë se ku të precipitojnë më poshtë ,atëhere edhe vetëvetishëm por edhe domosdoshmërisht do të vijnë ndryshimi e përmirësimi edhe pashmangshmërisht këto, si nevojë jetike që e kërkojnë shoqëria, drejtësia, demokracia, shteti ligjor dhe integrimi; ndryshimi e përmirësimi që do vijnë nga ndryshimi e vizioni politik dhe nga forcimi e konsolidimi i Partisë Demokratike dhe të opozitës; ndryshimi e përmirësimi të cilat tashmë janë aspirata të shoqërisë shqiptare, ku më i përkushtuari dhe më i besueshmi për të qënë krye të PD-së për të sjellë ndryshimin është Lulzim Basha.

Këtë e vertetoi koha, sidomos ajo që kur Basha u vetelargua nga kreu i PD-së, kohë e cili i demaskoi dhe i nxori në dukje te gjitha hipokrizitë dhe që ua shkaktërroi e prishi të gjitha kurthet e ngritura kundër Bashës nga politika e vjetër , nga korrupsioni, mashtrimet dhe gënjeshtrat e saj; fakt ky që lirshëm ndëgjegjsoi jo vetëm demokratët por edhe publikun se Basha po ndeshej me Trekëndëshin e Bermudës së politikës së vjetër e cila ka tridhjetë vite që e ka kapur shtetin , shoqërinë dhe drejtësinë; politika e vjetër e cila mban peng zhvillimin e shtetit dhe integrimin e shqiptarëve; politikë e cila ua ka sketerrosur jetën shqiptarëve të cilët marrin përditë rrugën e eksodit dhe ku prej saj Shqipëria po shpopullohet.

Viti 2022 ishte viti i cili demaskoi politikën e vjetër të korrupsionit, të papërgjegjshmërive kombëtare; politikën e hajdutërisë e të hajnisë së pasurive e të parasë publike; viti 2022 ishte viti që demaskoi politikën e vjetër që kishte kapur shtetin dhe gjithcka si dhe demaskoi edhe më shumë akoma pëpjekjet e saj për ta mbajtur peng akoma edhe më tej drejtësinë dhe shtetin shqiptar; viti që demaskoi dhe e falimentoi politikën e vjetër anti-Vetting dhe anti-SHBA; vit i cili ua grisi maskat mashtruese rilindasve të Ramës, foltoristëve të Berishës dhe lsi-istëve të Metës. Shqiptarët të tradhtuar nga politika e vjetër shpresën dhe besimin e kanë te Vetting-u, te SHBA-të, te Basha dhe elita e re politike e PD-së që janë partnerë të SHBA-ve.

Dhe pandaj viti 2023 duhet të jetë viti i Vetting-ut politik, i forcimit të PD-së dhe viti i reformatorit Lulzim Basha”.

Skënder KAPITI, 30 Dhjetor 2022

spot_img

Latest articles

Related articles