Protesta për të penguar drejtësinë – REDAKSIONALE

Protestat kundër gjykatave janë kundërvënie parapolitike në mungesë të etikës institucionale.

Edhe protesta te Kuvendi, edhe kjo e sotmja tek Gjykata e Lartë janë protesta nga një grupim i paligjshëm, që mban peng logot dhe ndërtesat e PD.

Janë protesta që shkojne pro Pandëshkueshmërisë… janë protesta donKishoteske që duan të kthejnë kohën prapa.

Janë protesta personale për të mbrojtur një person që nuk paraqitet para drejtësisë.

Gjyqi për Legalitetin e PD-se vjen një vit pas pushtimit të dhunshëm të selise së PD-së. Një dhunë për të cilën nuk u dënua asnjëri.

Ata janë një grupim që kane dëshmuar se janë për protesta të dhunshme. E kanë treguar edhe ndaj selisë se PD-se edhe ndaj selisë së Kuvendit dhe të qeverisë, MpB, dhe institucioneve të tjera.

Mbi të gjitha, janë protesta në përkrahje të një non grate, që ka çuar PD-në në pikën 0.

Latest articles

Related articles