Publiku i Sariles edhe gabimi i Elsa Lilës !

nga Irena Beqiraj

Copëza nga Festivali i Këngës 62 në RTSH por më së shumti komentet e gazetarëve edhe artistëve i ndoqa ne media edhe rrjete sociale .

Sot dëgjova 3 performancat më të përfolura , këngën fituese , këngën e Besa Kokdhimës , edhe këngën fantastike por në vendin e gabuar edhe publikun e gabuar të Elsa Lilës !

Publikut të Sariles edhe “Të Hengsha Zemrën” , i cili ka një pasion të vecantë për gjinjte e silikonit , edhe fytyrat e botoksit publikut të VIP-ave të BB edhe atyre të Përputhen , gabimisht ju ofrua një performacë si ajo e Elca Lilës !

Një performancë e shkëlqyer në skenën e gabuar , për publikun e gabuar , ku edhe artistët ngatërrojnë gjykimin për artin me gjykimin e artistit njeri !

Për një publik ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër performanca e Lilës ishte e papërshtatshme.

Kur vlerëson një publik ku artisti /artistja është vetem nje objekt, që të pëlqehesh duhet të jesh një grua e zhveshur ose një burrë me fustanellë. Cdo veshje elegante e thjeshtë është e mërzitshme , e përseritur , thjesht e gabuar .

Ne jemi të qartë edhe i kemi bërë zgjedhjet tona , duam tallava , gjinj , të ndenjura të rrumbullakosura ,buzë të fryra , artiste të sheqerosur me 10 fjalë në fjalor, edhe Elsa Lila e ka gabim që kërkon vlerësimin tonë .

Arthur Schopenhauer thoshte : po kërkove të ndryshosh shoqërinë , je me fat nëse shpëton gjallë!

Latest articles

Related articles