Shkrimtari Çapaliku kritika FEST 62: Me ju dhimbtë gurit e drunit, estradë

spot_img
Advertisements

Sot është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 nga juria me 11 anëtarë.

Në skenë sot do të përformojnë 22 këngëtarë, 8 prej të cilëve janë artistë të rinj debutues. Por kritikat nuk kanë munguar. Dramaturgu dhe shkrimtari Stefan Çapaliku ka komentuar:

Po i hedh herë mbas here një sy festivalit të këngës në rtsh. Me ju dhimbtë gurit e drunit. Po më heq mallin e estradave të dikurshme. Konferencierë që nuk arrijnë të çojnë në fund një fjali. Mungesë e theksuar provash. Prezantuesja heq po aq keq të shqiptojë emrin e Pjetër Gacit, si të ishte emri i një filozofi nga Nepali.
Këngëtarët e kanë të pamundur që të dalin mbi paaftësinë e tyre vokale.
Pjesa më e madhe e kompozitorëve duken si të ardhur nga inteligjenca artificiale.
Përjashto orkestrën, instrumentistët dhe dirigjentët, e gjithë pjesa tjetër një rrobaqepësi e madhe, idiote dhe e pashpresë.
Kjo verteton edhe njëherë teorinë se kjo botë është sistem dhe strukturë. Korrupsioni të ha edhe shpirtin… Muzikën nuk mund ta kemi më të mirë se hekurudhat… Ideali estetik: “Ji vetvetja!”

spot_img

Latest articles

Related articles