Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është votuar projektligji për dhënien e amnistisë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka thënë se amnistia ka kryesisht qëllime humanitare.
Ai tha se janë rreth 600 të dënuar që do të përfitojnë nga Amnistia, nëse ajo merr miratimin në Kuvend, kryesisht të mitur dhe gra.



