Tre të mitur janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, të miturit e moshës 13 dhe 14-vjeç, i shin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz” në aksin Stjar – Bajkaj kur makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Ambulancat e qytetit të Sarandës dhe forcat e policisë shkuan menjëherë drejt vendngjarjes, duke bërë dhe transportimin e tyre për në spital.
Adoleshentët e aksidentuar janë A.D-14 vjeç, F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje të rëndë. Sipas bluzave të bardha, 14-vjeçari është i intubuar ndërsa dyshohet se ka pësuar goditje të rëndë në kokë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, gjithashtu nuk dihet nëse adoleshentët po udhëtonin vetëm në makinë, apo shoqëroheshin nga ndonjë person në moshë madhore.
“Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia e Sarandës.



