Gazetari zbulon planin e presidentit turk: Çfarë po kërkon Erdogan nga Izraeli

Gazetari Sokol Brahja ishte i ftuar këtë të enjte në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka komentuar deklaratat e forta të presidentit turk.

Ai tha se Erdogani çdo ditë e më shumë duket se po ashpërson tonet kundër qeverisë së Tel Avivit, ndërsa po rrit tonet pro Hamasit politik.

Gazetari Brahja tha se Erdogan do të ushtrojë ndikimin e tij në arritjen e një armëpushimi në rripin e Gazës, por duket se tonet e ashpra nuk kanë ende atë efekt.

“Në fakt Erdogani çdo ditë e më shumë po ashpërson tonet e tij kundër qeverisë së Tel Avivit, në të njëjtën kohë, po rrit tonet pro Hamasit politik dhe jo atij terrorist. Erdogani në fjalimet e tij, ka tone shumë të ashpra. Ndikimi i Erdoganit për të ulur në ta volinë dhe për të bërë një armëpushim të gjatë duket se nuk është shumë i fortë.

Erdogani nesër do të shkojë në Berlin dhe do të ketë edhe takimin kryesor. Ai vazhdimisht i rrit tonet para se të shkojë në takime ndërkombëtare, këto tone janë shumë të ashpra dhe mediat turke i përkrahin këto fjalime”,-tha gazetari.

Latest articles

Related articles