Sonte në emisionin Repolitix po prezantohen të dhënat e sondazhit politik për muajin nëntor në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja për temat më të rëndësishme të aktualitetit politik. 74.5% e qytetarëve thonë se Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK për t’u përballur me drejtësinë edhe pa një autorizim nga parlamenti.
74.5% e qytetarëve të anketuar në sondazhin e publikuar në emisionin “Repolitix” mendojnë se Sali Berisha duhet të ishte paraqitur në SPAK për t’u përballur me drejtësinë për dosjen e ish kompleksit Partizani edhe pa një autorizim paraprak nga Kuvendi. Sipas sondazhit, të kryer nga Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin, Eduard Zaloshnja, vetëm 17.4% e qytetarëve përgjigjen “jo”.




