Qeveria e Edi Ramës është goditur nga SPAK-u. Ministra, kryebashkiakë, deputetë dhe ish zyrtarë të PS po iu dridhen leqet e këmbëve. Çdo ditë paraqiten kokulur në dyert e SPAK e GJKKO.
Mirëpo kjo situatë e rëndë për Maxhorancën socialiste nuk është shndërruar në përfitim për opozitën. Ajo nuk po merr asnjë kapital politik nga ngjarjet e fundit sepse është e pëlqyeshme në popull. Nuk ia japin votën sepse i njohin kush janë. E njohin Sali Berishën, Ilir Metën, Tritan Shehun e të tjerë.
Opozita ka hyrë në kllapi sepse atë po e mban peng një njeri, Sali Berisha, për hallin e tij personal. Selia e zaptuar e PD është bërë bunker ku strehohen mëkatarët, të korruptuarit dhe hallexhijtë.
Në kushte të tjera, Bedisha do ishte braktisur, mirëpo grupimi i Gaz Bardhit dhe pak deputetë që e ndjekin për egoizëm të shfrenuar dhe për ëndrra me sy hapur si liderë të mëdhenj, kanë bërë që situata të jetë e turbullt.
As media nuk po ndihmon të davarisë të vërtetën nga gënjeshtra, as të korruptuarit nga të pakorruotuarit.
Dhe në këtë paqartësi asnjë figurë e re nuk afrohet dhe të bëjë politikë të re. Janë të gjithë spektatorë të akteve të dhunshme të Edi Ramës, me qeverinë më të korruptuar të 100 viteve të fundit. Dhe dhunës nuk i përgjigjesh dot me dhunë, as krimit me krim dhe as pisllëkut me pisllëk.
Strategjia e vetme është të mbështesë është SPAK ti heqë kampionët Non Grata Edi Ramës për të pasur lojë të barabartë, me rregulla të qarta dhe të punosh për ti pëlqyer popullit.



