Sefa demaskon mashtrimet kundër PD, shkon në emision me shkresën e gjykatës: Kryetar është Basha

spot_img
Advertisements

Indrit Sefa: Është një shenjë dëshpërimit që unë nuk e kuptoj dot, se edhe juristi që është ende student e kupton fare mirë çfarë do të thotë. Unë sot meqë erdha në studion tuaj, mora një vërtetim nga gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, po ua vë në dispozicion, për të kuptuar se kë njeh gjykata dhe se kush është drejtuesi i Partisë Demokratike. Kjo është një shenjë dëshpërimit pasi lajmi nuk përputhet me të vërtetën, sepse në rend dite ishin vetëm ndryshimet statutore, nuk kishte asnjë pikë tjetër në kërkesën drejtuar gjykatës dhe kjo është fare e qartë. Ju kund ta vërtetoni në vërtetimin që është marrë sot nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë.


(Gazetarja lexon vërtetimin)
Në datë 14.11.2023, vërtetojmë se në regjistrin e partive politike pranë gjykatës së shkallës parë, juridiksioni Tiranë, rezulton se me urdhër 12, datë 19.12.1990 është miratuar krijimi i Partisë Demokratike, me inicialet PD ose PDSh, kryetar i së cilës është Lulzim Basha.
Vërtetimi i ditës së sotme.


Pyetje: Dje çfarë ka ndryshuar?

Indrit Sefa: Asnjë gjë!

spot_img

Latest articles

Related articles