Largimi i Agron Shehaj çel dimrin e vetmisë së madhe për Berishën

Nga Marsid Gupi

Procesi penal ndaj z. Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe ortakut të tij, z. Bekteshi, i cili iu përgjigj me pantonima gazetarëve, solli dhe pasoja politike.

Agron Shehaj, një politikan me ambicie politike, kuptoi se mbas vizitës së SPAK në SHBA, disa ditë mbas procesit penal ndaj zotit Berisha, kishte një mesazh të qartë: Grupimi Rithemelimit nuk ka të ardhme politike!

Efekti dominove filloi… Me të drejtë lind pyetja: Po ata të cilët e ndjekin dhe i qëndrojnë besnik?!

Filozofia e së drejtës ka një maksimë logjike, e cila thotë: “Ku ka një absurd, luan një rrogë.”

Pra, të gjithë absurdët që i shkojnë nga pas nuk e bëjnë nga vullneti i lirë, por nga detyrimi i aktivitetit të tyre në politikë”.

Ditët në vazhdim do ketë të tjerë deputetë që do largohen nga lëvizja e Rithemelimit, të cilët nga qëndrimet e tyre kanë shprehur mbështetje në kërkesat e Kryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Vetingu i politikanëve dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, votat e diasporës, janë kauza që bashkojnë qëllimet e çdo politikani opozitar.

Ata që do qëndrojnë pranë Berishës, do e bëjnë nga halli, jo nga parimi!

Zoti Berisha provoi që shprehja e Shën Agustistinit tek libri “Rrëfimet”, e cila thotë: “Predikuesi më i madh në fjalë, e tregon me veprat e tij që është shkelësi më i madh”, është ligj në politikë dhe jo hipotezë!

Ky aktor politik që ka përdorur akuzat dhe predikimin, nga faktet vërteton që është shkelës që e ka dashur pushtetin pa skrupuj dhe pa kod moral.

Procesi penal dhe Statusi Non-Grata për të, zbuloi qëllimësinë e tij në aktivitetin politik.

Braktisja e zotit Shehaj, e cila do pasohet nga largime të tjera, do e bëjë z. Berisha të duket si një Feudal që do përjetojë dimrin e vetmisë së madhe!

Vetëm Flamur Noka duke kaluar kangjella për tek ai, ose Ervin Salianji duhe hyrë me të shtyra nga pas tek dritarja mund t’i afrohen mos e lënë të vetëm!

Të tjerët e kanë kuptuar që karriera e tyre politike përfundon nëse ndjekin qëllimet absurde të Doktorit!

Latest articles

Related articles