Noka si “skifter”, ngjitet në kangjellat e Kuvendit për Demokracinë

spot_img
Advertisements

Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrjen kryesore të Kryesisë së Kuvendit.

Garda ka mbyllur derën e ambienteve të Kryesisë për të mos lejuar deputetët demokratë të përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare.

Teksa kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Kuvendit, deputetët e PD nuk ia kanë dalë, përveç Flamur Nokës, i cili kaloi sipër kanggjellave.

  • I vetmi që kishte mundur të hynte në ambientet e Kuvendit ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga brenda ambienteve, e cilësoi ngjarjen si një skandal pasi deputetët nuk po lejohen të futen në zyrat e tyre.

Ditën e premte u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

spot_img

Latest articles

Related articles