SPAK-u dhe Ligji i Veting-ut po pastron edhe politikën dhe partitë politike

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tani pas 30 vitesh tranzicion  më ne fund demokracia , shteti, shoqëria dhe ligji kanë filluar të funksionojnë. Si të thuash , ashtu edhe thjesht , se tani po i vjen era shtetit si shtet.Kjo pasi më në fund miratimi i Vetting-ut dhe fillimi nga puna i SPAK-ut vuri në funsionim demokracinë,shoqërinë,shtetin ligjor dhe drejtësinë dhe se SPAK-u e drejtësia janë tashmë roje të demokracisë dhe garanrt të shtetit ligjor.

Në këto vite tranzicion pothuajse sundoi e qeverisi ligji i xhunglës, ligji i korrupsionit, vjedhjes , grabitjes, i drogës , kontrabandës, pra  i krimit të më të fortit.

Në këtë tranzicion sundoi e keqja, antisocialja, korrupsioni, hajnija dhe papërgjegjshmëria politike dhe e keqja publike e antidemokratike që kulmoi me montimin në sistem të korrupsionit.

Shteti, ligji, demokracia dhe gjithcka institucionale funksiononin së prapthi.

 Pra në këtë tranzicion demokracia ishte vetëm fjalë e reklamë sepse ajo u kap dhe u keqpërdor nga politika,pushteti dhe nga  mafia e mediat.

Duke parë se shoqëria shqiptare nuk ishte në gjëndje që ta ruante demokracinë dhe as të ndërtonte shtetin funksional ligjor atëhere ndërhynë SHBA-të të cilat ia imponuan politikës së vjetër shqiptare  miratimin e ligjit të VETTING-ut dhe të SPAK-ut.

Me miratimin e Vetting-ut dhe me fillimin e funksionimit të SPAK-ut  filloi edhe ndarje e Shqipërisë me të shkuarën dhe me tranzicionin korruptiv.

Pra me Vetting-un dhe me SPAK-un, me funksionimin e tyre më në fund me këto Ligje  ka filluar të mbrohen demokracia, liria, siguria dhe të kthehet besimi e shpresa se Shqipëria do bëhet.

Me Vetting-un dhe me SPAK-un   janë shumica e shqiptarëve, sepse shqiptarët duan dhe janë me demokracinë, shtetin ligjor, drejtësinë dhe sigurinë.

Kundër Vetting-ut janë politika e trashëgimisë dhe e rrangallave të komunizmit; kundër Vetting-ut dhe      SHBA-ve është elita politike korruptive  e tranzicionit, janë Berisha-Rama-Metakundër Vettin-ut ishte dhe  është politika e vjetër e “Trekëndëshit të Bermudës” e etiketuar sakt nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili është përballur dhe po përballet me ta prej më shumë se dy vite.

Elita politike e vjetër e korrupsionit dhe e non gratave përdori të gjithë arsenalin korruptivo-financiar, atë politiko-shtetëror dhe atë mafio-oligarkiko-mediatik si dhe shpifjet e intrigat kundër Basshës me qëllim eliminimin e tij politik. Por ata pësuan disfatën pasi me Bashën ishte Vetting-u të cilin ai e ka mbështetur gjithmonë; me të ishte e verteta, e drejta dhe sinqeriteti e ndershmëria; Basha triumfoi sepse  me Bashën ishin SHBA, BE-ja  dhe demokracia.

Kundërv Vetting-ut janë e vazhdojnë të jenë  po ata që ishin kundër   miratimit të tij .

Janë ata të cilët SPAK po i arreston ,po i heton dhe po i ndëshkon;  janë ata të cilët ishin të pandëshkueshëm , që nuk i jipnin askujt hesap e as llogari; janë të korruptuarit dhe hajnat të cilët me ligj apo pa ligj bënë kërdinë me korrupsionin dhe me grabitjet e pronave e të pasurive të shqiptarëve dhe atyre kombëtare;  janë dhe rezistojnë në dëshpërim kundër Vetting-ut të shpallurit non grata për korrupsion; janë ata që bënin e bëjnë kërdinë me paranë publike.

Kush e paramendonte  se në Shqiupëri  do dilnin para ligjit e drejtësisë ministra ,zëvëndëskryeministra, deputetë, drejtorë e kryetar bashkish para se të miratohej Vetting-u dhe SPAK-u?

Duke parë se në cfarë derexheje kishte rënë në Shqipëri shteti dhe drejtësia po habiten shqiptarët kur shohin se si po prangosen edhe ata farë VIP-ash arrogantë, hajdiutë, të korruptuar  dhe “trima”  e të fuqishëm me pushtet, me para e me politikë.

SPAK-u dhe Ligji i Veting-ut po pastron edhe politikën dhe partitë politike.

Tani maten mirë ata që pretendojnë të bëhen kryetar partish ,deputetë,administrator, drejtorë, ministra e kryebashkiakë.Pra, më në fund, SPAK-u, Ligji po mbron Demokracinë kundër antishtetit,antiligjit,kundër krimit e korrupsionit. Shteti dhe shoqëria po funksionojnë.

Latest articles

Related articles