Meta përjashton gruan nga partia e tij!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e përmendi sot për asnjë moment kreun e SPAK-ut, Altin Dumani apo edhe institucionin që ai drejton, megjithëse në dy javët e fundit ka lëshuar sulme të shumta ndaj Drejtësisë.

Në 2 orë fjalim përpara delegatëve të Konventës Kombëtare, e cila pak orë më vonë do ta zgjedhë atë si President të Partisë, sulmoi hapur ndërkombëtarët, ndërsa solli në vëmendje eksperiencën me ambasadorin italian duke theksuar se do ta shpallte ‘non grata’.

Meta theksoi se kjo nuk është një konventë kundër Monika Kryemadhit. Ai përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Kryemadhin për djegien e mandateve.
Fjalimi i gjatë i Metës kishte në përbërje të tij edhe histori të shumta gjatë kohës kur ka qenë kryeministër, përpara vitit 2005, apo edhe në koalicion me Ramën dhe gjatë mandatit të Presidentit.
Të shumta ishin referencat që ai përdorte prej Stalinit e Leninit, apo edhe Churchillit.

Pritet që pas mbarimit të punimeve të Konventës së PL të votohet për Presidentin dhe Zv.Presidenten e partisë.

Kandidaturat për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendës-President i Partisë së Lirisë:

a. Ilir Metaj (Kandidat për President)

b. Faik Basha (Kandidat për President)

c. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)

d. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)

e. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente

Latest articles

Related articles