Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Durrës, ku një 35-vjeçar ndërroi jetë pasi ra nga vinçi teksa punonte në pedonalen e qytetit.
Punonjësi i kompanisë private, Andi Lala u rrëzua nga kova e vinçit, teksa po priste degët e pemëve përgjatë pedonales.
Sipas policisë, gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në Lagjen nr.13 të qytetit, punonjësi i firmës është rrëzuar nga koshi i vinçit të punës e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



