Akademi Ismajli rrëfen vizitën e parë në Tiranë: Bëra 14 orë rrugë. Takova Çabejn

Gjuhëtari dhe akademiku i nderit në Europë dhe në Amerikë, Rexhep Ismajli ka kujtuar vizitën e parë në Bibliotekën Kombëtare.

Në një intervistë për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai ka zbuluar se ishte viti 1971 dhe bëri një rrugë plot 14 orë.

Ismajli zbuloi se takoi personalitet shumë të shquara si Eqerem Çabej, Selman Riza, që më vonë u bën dhe miqtë e tij të afërt.

“Në Bibliotekën Kombëtare unë kam ardhur për herë të parë në 1971 dhe na ftuan për një manifestim për Naim Frashërin. Pas një aventure nga Kukësi për në Tiranë, 14 orë bëmë me makinë. Mëngjesin e parë, për mua dalja nga hoteli ishte shkuarja në Bibliotekën Kombëtare dhe hyrja e parë në një shtëpi ishte në Bibliotekën Kombëtare. Atje kam takuar njerëz shumë të rëndësishëm, njerëz që i mbaj në kujtesën time. Shumë shpesh jemi takuar dhe me njerëz që më vonë, i kam pasur dhe të afërm, miq si Eqerem Çabej prej të cilit kam mësuar dhe kemi pasur dhe miqësi. Kam takuar Selman Rizën, veprën e të cilit e kam botuar të plotë. Pastaj, kam takuar dhe njerëz të tjerë, me të cilët në ato vite kemi pasur afërsi. Skënder Luarasin, me të cilët  vazhdon miqësia”, rrëfeu gjuhëtari.

Latest articles

Related articles