Kardiologu: Mishi i përpunuar me sulfate rrezik për shëndetin


Novruz Çaushaj, kardiolog foli në lidhje me ushqimet dhe ndikimin e tyre në organizmin e njeriut.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se mishi i përpunuar përzihet me sulfate, gjë që është e rrezikshme për shëndetin.

Sipas tij më të rrezikuar janë moshat e treta.

  • Advertisement –

“Duke rritur nivelin e lartë të kolesterolit kemi dy topizma që goditet organizimi. Një është zemra dhe 2 është truri. Rritja e nivelit të kolesterolit rrit dhe tensionin. Duke u ushqyer keq fillon diabeti dhe mbipesha, pra shtohen faktorët e rrezikut për të goditur zemrën dhe trurin.

Te mishi i përpunuar, mos të harrojmë një gjë, sot industria e ka të nevojshme për ta ruajtur këtë jetëgjatësi të mishit të përdorë elementë të tretë në të. Mishi përdor sulfate, janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Moshat e treta i rrezikon seriozisht por rrezikon dy herë moshat e reja. Janë më të predespozuar që kur të jenë në moshë të tretë të sëmuren më kollaj”-theksoi ai.

Latest articles

Related articles