“Kolegji Evropian, një dhuratë që BE po i bën Shqipërisë”

Këtë pasdite të 16 tetorit, në Tiranë është përuruar Kolegji i Evropës, në prani të liderëve evropianë dhe atyre të rajonit – të mbledhur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj e cilësoi vendosjen e kampusit në Tiranë, një dhuratë madhore.

Ajo falënderoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, për idenë e tij të hedhur një vit më parë.

Kështu von der Leyen thotë ky është moment i veçantë për të që përfaqëson Evropën.

“Këtu do të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe nga Bashkimi Evropian”.

Ajo hodhi një paralele me Poloninë, për të cilën tha se kolegji atje u hap para se Polonia të bëhej vend anëtare e unionit.

Presidentja e KE-së shprehu bindjen se kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë.

“Faleminderit që na keni mirëpritur këtu si Kolegj Evrope”.

Latest articles

Related articles