Dy persona janë vënë në pranga në finalizim të operacionit të koduar “Last deal vollga” në Durrës. Arben Muça dhe Ervis Likmeta akuzohen për tregtim të lëndëve narkotike në lokalet e natës. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekeustruar 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.