Ambasadori Eric Wendt zhvilloi ditën e djeshme një takim me shefin e SPAK-ut, Klodian Braho dhe BKH-së, Joni Keta. Diplomati u shpreh se Amerika vijon që të ofrojë ndihmë në drejtësinë shqiptare me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Përmes punës së përbashkët, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, tha më tej Wendt “po luftojnë organizatat kriminale ndërkombëtare dhe po punojnë për të krijuar kushte të barabarta konkurrimi për bizneset amerikane, duke nxitur njëkohësisht përfitimet e ndërsjella”.



