AKU bllokon ngarkesat e ZICO sh.a. dhe Mirela Bërdufit: Mijëra ton mish pule nga Brazili dhe produkte gruri refuzohen në kufi!

spot_img
Advertisements

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka refuzuar 3 ngarkesa me produkte ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar gjatë muajit nëntor 2026.

Në njoftimin zyrtar të AKU bëhet me dije se dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës.

Ngarkesat me mish pule, të importuara nga subjekti ZICO sh.a. nga Republika Federative e Brazilit, janë bllokuar pasi të dhënat e certifikatave shoqëruese nuk përputheshin me të dhënat në sistem. Sasia e mishit të pulës do të kthehet në vendin e origjinës.

Kompania ZICO sh.a, e njohur kryesisht për tregtimin me shumicë të bananeve (me markën tregtare “Bana King”) dhe produkteve ushqimore, është në pronësi të biznesmenit, Trifon Murataj.

Emri i biznesmenit është përmendur në media pas zbulimit të sasive të kokainës në kontejnerët me banane të porositura nga kompania e tij në Portin e Durrësit gjatë viteve 2021–2024.

Në njoftimin zyrtar të AKU, raportohet se edhe në PIK Morinë është refuzuar një ngarkesë e importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi”, e përbërë nga 7 ton miell gruri të tipit 400 dhe 500, si dhe 18 ton produkt “Hime gruri”, me destinacion kthimin në Kosovë.

spot_img

Latest articles

Related articles