Kosova, ndodhet në udhëkryq të rrezikshëm

spot_img
Advertisements

Nga Sebastian Zonja

Kosova, aktualisht, ndodhet në udhëkryq të rrezikshëm. Cilat janë arsyet:

1. SHBA dhe BE janë bashkë se Asociacioni duhet të themelohet një orë e më parë.

2. Nuk ka asnjë garanci me shkrim nga faktori ndërkombëtar se ai nuk do përngjajë me një republikë të dytë Srpska në Ballkan.

3. Albin Kurti e ka kundërshtuar deri më tani me çdo mjet, ndërkohë që ka tendenca për t’u bërë refraktar ndaj opozitës dhe faktorit ndërkombëtar në të ardhmen e afërt. Kjo është e rrezikshme.

4. Edhe nëse shkohet në zgjedhje dhe fiton opozita, Vetëvendosja nuk do të lejojë një Asociacion me fuqi ekzekutive, përndryshe e bën vetë.

5. Situata, në muajt në vijim, do shkojë në pikë kritike – presion ndërkombëtar maksimal por pafuqi opozitare për të vjelë frytet e dobësisë së Kurtit.

Cilat mund të jenë disa zgjidhje:

1. Tavolinë e gjerë me opozitën për të vendosur vijat e kuqe në dialog, i cili po shkon në fazë përfundimtare.

2. Tavolinë me faktorin shqiptar në Ballkan për të gjetur një rrugëdalje.

3. Edi Rama dha zgjidhjen e tij përpara se me ja kërku kush, duke paraqitur alternativë për Asociacionin. Ulja me Tiranën zyrtare në tavolinë, duke kaluar ndasitë, për të vendosur një vijë të kuqe, do të jepte dinamikë të re në dialog.

4. Nisja e dialogut nga poshtë, siç thoshte Kurti në opozitë, për të parë problemet e serbëve në veri.

5. Sot Kosova është në udhëkryq, ca prej qeverive të mëparshme, ca prej mendjemadhësisë së Kurtit se me sinqeritet e ndershmëri mundet Serbia, siç fitohen zgjedhjet, ndaj është koha me u ul dhe me përpunu një strategji kombëtare me disa vija të kuqe.

spot_img

Latest articles

Related articles