Si e ndihmojnë Ramën, Berisha dhe Meta?

spot_img


Nga Leonard Quku

Shumë thjeshtë. Kandiduan në Himarë një humbameno dhe prej 4 muajsh merremi me këtë guhakun: “bleu vota”, “s’bleu vota”, “arrestimi i drejtë”, “arrestimi i padrejtë”, “SPAK-u i pavarur”, “SPAK-u i partisë”, “Obobo ç’do na bëjë Greqia”, “Na rruan trapin Greqia, jemi trima”. Këto janë ‘shqetësimet’ e ditës të një populli që dehet lehtë nga propaganda. E nga ana tjetër thellohet zullumi, rritet çmimi i naftës, shtrenjtohen ushqimet, euro vijon në ‘flakë’, peshku “Ahmetaj” majmet në arrati, vende pune s’ka, ose edhe kur ka, rroga nuk mjafton për të paguar energjinë elektrike, harrohen vjedhjet, zhvatjet ditën për diell, harrohet korrupsioni endemik, harrohen zhvatjet e fondeve të BE për bujqësinë! Ky pra është sistemi i kalbur 32-vjeçar me treshen profane që funksionon me formulën “Ikën Berisha, vjen Meta”, “Ikën Meta, vjen prap Berisha”, “Ikën sërish Berisha, vjen Rama”. Ky i fundit nuk ikën se ka dy të parët që e mbajnë!

Latest articles

Related articles