Kontingjenti i ri shqiptar i bashkohet misionit KFOR në Kosovë

Shqipëria vijon t’i qëndrojë në krah Kosovës në aspektin ushtarak dhe me misionin e përgjithshëm për të pasur paqe në rajon.

KFOR është nismë e NATO-s dhe kjo shihet si kontribut ndaj aleancës ku aderon edhe Shqipëria.

Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

Numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë ndër vite është zvogëluar, sepse situata në veri ka ardhur drejt përmirësimit. Por pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës në fund të majit, NATO-ja ka vendosur ta rritë sërish numrin për të shmangur episodet e dhunshme në komunat veriore me shumicë serbe.

Latest articles

Related articles