OBSH: Të alarmuar nga përhapja e virusit të transmetuar nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e alarmuar nga përhapja e virusit të transmetuar nga mushkonjat Aedes, zakonisht vendase në klimat tropikale dhe subtropikale, në Evropë dhe ndërkombëtarisht.

”Që nga viti 2000, numri i rasteve vjetore është rritur tetë herë në rreth 4.2 milionë vitin e kaluar, theksoi Raman Velayudhan, kreu i departamentit të sëmundjeve tropikale të neglizhuara të OBSH-së.

“Gjysma e popullsisë së botës tani është në rrezik,” theksoi ai.

Rajoni Evropian i OBSH-së ka regjistruar tashmë infeksione lokale në rreth dy duzina vende, përfshirë Spanjën dhe Francën.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), nuk është raportuar ende asnjë infeksion këtë vit.

”Valët e të nxehtit me temperatura të larta priren të thajnë vendet e shumimit të mushkonjave dhe të zvogëlojnë rrezikun e pickimit”, tha Velayudhan.

Ndërsa mushkonjat rriten në ujërat e ndenjura, ai paralajmëroi të gjitha vendet që të jenë vigjilente.

Latest articles

Related articles